Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin, duke e cilësuar “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”.
Në një postim në platformën Truth, Trump tha se Papa nuk ka treguar vendosmëri përballë krizave globale dhe e akuzoi se ka qenë i butë ndaj Iranit.
Ai shtoi se “po të mos isha unë në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan”, duke e lidhur zgjedhjen e Papës me rolin e tij në politikën amerikane. Ai thekson se zgjedhja e Papa Leonit ishte një surprizë e papritur nga Kisha.
Trump e krahasoi Papën me vëllain e tij Louis, të cilin e përshkroi si mbështetës të Lëvizjes Maga dhe më të përshtatshëm për të kuptuar sfidat politike. Ai theksoi se nuk dëshiron një Papë që e konsideron të pranueshme posedimin e armës bërthamore nga Irani.
Ndërkohë, Irani ka reaguar ashpër ndaj planeve amerikane për bllokimin e ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të çonte në rritje të mëtejshme të çmimeve të karburantit.
“Do të pendoheni për këto çmime”, tha një zyrtar iranian.
Pas kthimit nga Mar-a-Lago në Uashington, Trump deklaroi për gazetarët se “nuk më intereson nëse Irani kthehet në tryezën e negociatave”, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje