Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të reduktojë së shpejti numrin e trupave amerikane në Gjermani. Deklaratën e bëri përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.
“Shtetet e Bashkuara po studiojnë dhe po shqyrtojnë reduktimin e mundshëm të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret gjatë periudhës së shkurtër kohore të ardhshme”.
Postimi i presidentit amerikan vjen vetëm një ditë pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Shtetet e Bashkuara po poshtërohen nga udhëheqja iraniane për shkak të mungesës së rezultateve në negociata.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë forca në Gjermani sesa kudo tjetër në Europë. Sipas të dhënave, deri në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se 36.000 anëtarë të shërbimit aktiv ishin të stacionuar në Gjermani.
Kjo shifër përfshin personelin në Ramstein, në Gjermaninë jugperëndimore, e cila konsiderohet si baza më e madhe ajrore amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara.
Më herët, mediat kanë raportuar se Trump planifikon të tërheqë trupat nga vendet që i konsideron të padobishme, përfshirë Gjermaninë apo Spanjën, për t’i zhvendosur në vende të tjera të NATO-s që shihen si mbështetëse të Uashingtonit.
Këto shtete përfshijnë Poloninë, Rumaninë, Lituaninë dhe Greqinë, të cilat kanë mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, por edhe kanë bërë përpjekjet më të mëdha për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, sipas kërkesës së Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje