Analize

Trump: Kam prova se virusi u krijua në laborator nga Kina!

Presidenti amerikan është i bindur se pandemia me të cilën po përballet sot globi është vepër e Kinës. Donald Trump ka dalë kundër inteligjencës amerikane duke deklaruar të enjten se ka parë prova që tregojnë se koronavirusi e ka origjinën në laboratorin e Wuhanit në Kinë. Ai tha se këto prova ishin shumë bindëse por nuk pranoi të jep detaje për të mbështetur pohimin e tij.

Komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë vijnë pas një deklarate publike nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Amerikane e cila theksonte se deri tani nuk ka prova se virusi u prodhua në laborator.

"Në po ekzaminojë me rigorozitet nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshët e infektuara ose nëse ishte rezultati të një aksidenti në një laborator në Wuhan”, theksonte inteligjenca amerikane në deklaratë.

"Po unë kam prova," tha Trump kur u pyet nëse kishte prova që sugjeronin që virusi e kishte origjinën në laborator. I pyetur pse ishte i sigurt për këtë vlerësim, Trump tha." Nuk më lejohet t'ju them përse. "

Presidenti Donald Trump, Gazeta Si, 2020

"Nëse Kina bëri një gabim, apo nëse virusi filloi si një gabim dhe pastaj e kthyen në diçka tjetër, ose e bëri me qëllim, ne do ta zbulojmë”, tha Trump. "Unë nuk e kuptoj se njerëzit nuk u lejuan në të hynin në Kinë, por ata u lejuan të lëvizin lirshëm në pjesën tjetër të botës. Kjo është një pyetje e vështirë për ta për t'iu përgjigjur."

Neë York Times raportoi të enjten se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kishin kërkuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane që hetonin nëse Kina dhe OBSH-ja fshehën informacionet e hershme në lidhje me virusin.

Zyrtarët e Administratës Trump kanë qenë duke i bërë presion komunitetit të inteligjencës amerikane që të përcaktojë origjinën e saktë të shpërthimit të koronavirusit në ndjekje të teorie se pandemia filloi për shkak të një aksidenti laboratorik në Kinë.

Në përgjigje të kësaj kërkesë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare lëshoi ​​një deklaratë publike të pashembullt të enjten duke sqaruar se komuniteti i inteligjencës aktualisht po eksploron dy mundësi, por ende nuk mund të vlerësojë nëse shpërthimi "ishte rezultat i një aksidenti në një në Wuhan. Është e pazakontë që komuniteti i inteligjencës të komentojë publikisht mbi punën e tij përpara se të bëhet një vlerësim zyrtar. Deklarata e së enjtes duket se ka ardhur si përgjigje e pyetjeve në rritje mbi origjinën e virusit pasi zyrtarët e administratës Trump kanë kaluar javë me radhë duke përsëritur teorinë se virusi kishte origjinën brenda një laboratori kinez.

Shkencëtarët dhe profesionistët e inteligjencës amerikane kanë këmbëngulur se nuk mund ta njohin kurrë origjinën e saktë të virusit. Deklarata e fundit e kreut të inteligjencës sinjalizon se zyrtarët amerikanë të agjencitë e kanë përjashtuar mundësinë që virusi të ishte "i bërë nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht", duke kundërshtuar kështu Shtëpinë e Bardhë.

Por presidenti Donald Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Të mërkurën, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai kishte parë disa prej gjetjeve në hetimin e bërë nga komuniteti i inteligjencës.

"Hetimi është duke ardhur dhe mua po më sjellin pjesë të tij. Ne nuk jemi aspak të kënaqur… Jemi deri tani kontribuesi më i madh i OBSH-së, i shëndetit botëror dhe ata nuk na treguan të vërtetën,” tha ai.

Laboratori i Wuhanit, Gazeta Si, 2020

"Tani për tani, ata me plot gojën janë një zëdhënës i Kinës. Kështu e shoh unë," shtoi zoti Trump.

Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vuri në dyshim transparencën e Kinës, dhe la të kuptohet se Pekini mund të jetë duke vazhduar ta vërë botën në rrezik.

"Ne nuk e dimë saktësisht se nga lindi ky virus. Ka shumë laboratorë që po vazhdojnë të kryejnë punë," tha ai. "Ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në nivelet e duhura të sigurisë për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri."

Teoria e krijimit të Sars-COV-2 në laborator është mohuar nga qeveria kineze, e cila thotë se Trump po mundohet të gjejë një rrugëdalje nga kriza e rëndë shëndetësore në SHBA duke fajësuar Pekinin.

Por publikimi i disa kabllove të Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018 ngre shqetësime në lidhje me sigurinë dhe menaxhimin e Institutit të Virologjisë Wuhan. Kur u pyetën për këto kabllo, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ka vazhduar ta quajë koronavirusin “virusin e Wuhanit”, nuk i hodhi poshtë. Pompeo i bëri thirrje Pekinit të ndajë gjithçka që di për virusin e ri.

“Partia Komuniste Kineze nuk u dha Amerikanëve qasje në të dhënat e të prekurve kur ne ua kërkuam në fillim të epidemisë,” tha Pompeo në fillim të kësaj jave. “Pastaj ne e dimë që ata kanë këtë laborator. Ne e dimë që ai ndodhet pranë tregut të gjëse së gjallë. Ne e dimë se virusi vetë ka origjinën në Wuhan. Pra, të gjitha këto të dhëna do të mblidhen dhe do të formojmë tablone e plotë. Ende ka shumë që nuk dimë dhe duhet të gjejmë përgjigje” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë