Lojëra me Dore

Trukoi ndeshjet për baste, përjashtim përjetë për Najdenovën

Një histori e shëmtuar sa i takon botës së tenisit vjen nga turnetë inferiorë të këtij sporti. Tenistja bullgare, Aleksandrina Najdenova, është përjashtuar përjetësisht nga “Tennis Integrity Unit”, që lufton kundër trukimit të ndeshjeve për të përfituar në baste.

Ish-numri 218 i botës, në momentin e pezullimit të parë më 27 dhjetor 2019, mbante vendin e 239-të të klasifikimit, ndërsa në ndeshjet dyshe ishte e 95-ta. Mes viteve 2015-2019, për tenisten bullgare janë ngritur 13 akuza për ndeshjet e saj, një numër shumë i lartë dhe në 12 prej tyre bëhet fjalë për ndeshje të manipuluara.

Kjo është edhe arsyeja që masa ndaj Najdenovës është ekstreme. Bullgarja e ka mbyllur me tenisin, pasi dënimi është i përjetshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë