Ka ndodhur

Tiranë, 27-vjeçari vritet në lokal nga shoku i tij. Vetëdorëzohet në polici

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e të hënës pak para mesnatës, ku ka humbur jetën Mehmet Qema, 27 vjeç nga Hasi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” rreth orës 23:15, ku i riu është plagosur fillimisht me pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Autori i dyshuar i vrasjes, është Marius Dema, 28 vjeç, i cili mësohet se ka qenë mik me viktimën. Ai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim, por mëngjesin e të martës është dorëzuar në polici.

Mehmet Qema, 27 vjeç

Në polici është vetëdorëzuar edhe të rinjtë që ishin të pranishëm në ngjarje, Frenkli Myftari, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Xhuljano Koçi, të cilët akuzohen për për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Para se të ndodhte vrasja vrasjes, Qema ka qenë në lokal duke pirë me shokët e tij, përfshirë dhe autorin e dyshuar, i cili dallohet duke mbajtur në duar armën e zjarrit tip pistoletë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Marius Dema, me armë në dorë (majtas)

Ky i fundit, pasi e ka qëlluar, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë qenë shokët e tjerë të cilët e kanë shoqëruar Qemën në spital. Në QSUT, mjekët i kanë thënë që nuk mund ta pranojnë, pasi ka plagë arme dhe duhet çuar në Spitalin e Traumës.

Mësohet se Qema gjatë rrugës për në spital, ka pasur gjakderdhje dhe në momentin që ka mbërritur te Trauma, ka ndërruar jetë.

Shokët, të cilët e shoqëronin, e kanë lënë në pavion dhe janë arratisur. Deri tani, vrasja e 27-vjeçarit dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima dhe autori kanë qenë në një lokal bashkë, por nuk përjashtohet as ndonjë konflikt i çastit.

Policia rrethon vendin e ngjarjes me shiritat e sigurisë

Ndërkohë, mesditën e sotme, Vlora u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti i vrarë në mes të rrugës në makinën e tij, Bledar Birçaj, 40 vjeç.

Ky i fundit kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe para 10 vjetësh u arrestua dhe më pas u lirua pas dyshimeve për një vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë