Lojëra me Dore

Trofetë në ankand për të larë borxhet, Beker refuzon t’i dorëzojë

Ish-lojtari i shquar i tenisit, Boris Beker, është në qendër të një situate të çuditshme. Gjermani është thirrur nga Gjykata e Londrës, pasi është akuzuar se nuk ka dorëzuar dy nga trofetë që ka fituar në Uimbëlldon. Trofe që duhet të dalin në ankand për shlyerjen e borxheve të ish-tenistit.

Në fakt, Beker u shpall fajtor në vitin 2017, kur refuzoi të dorëzonte edhe dy trofetë e “Australian Open”. Më pas ngjarjet vazhduan me një tjetër gjyq, ku ai akuzohej për mospagim taksash, duke fshehur 1.3 milionë dollarë në llogari të ndryshme bankare. Procesi ndaj Bekerit, i cili prej vitesh jeton në Londër, duhej të niste në shtator, ku nëse shpallet fajtor, rrezikon disa vite burg.

Ish-tenisti gjerman, Boris Beker. Gazeta Si, 23 tetor 2020

Për momentin, Beker është i lirë. "Është shumë e rëndësishme të përballemi me këto akuza për të vënë në vend reputacionin”, - tha Xhonatan Kaplan, avokati i gjermanit. Një ngjarje e pakëndshme që rrezikon ta njollosë karrierën e ish-tenistit të famshëm, Boris Beker.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë