Lojëra me Dore

Fiton SHKB Tirana, titulli i basketbollit për femra vjen në kryeqytet

Është skuadra e SH.K.B. Tiranës, kampionia e Shqipërisë në basketbollin e femrave. Në derbin e kryeqytetit përballë Sh.B.Tirana, ishin vajzat e trajnerit Erdal Borova, që festuan dhe morën trofeun në shtëpi. Me fitoren e marrë në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”, në total ky derbi shkoi 3-0 në favor të SH.K.B. Tirana.

Ashtu si edhe në ndeshjet e para, vajzat e Borovës ishte dominuese në parket, duke mos lënë asnjë shans për ekipin tjetër të kryeqytetit. Në të gjitha periodat, Tirana SH.K.B kishte avantazh të ndjeshëm dhe në fund përballja u mbyll në shifrat 79-64.

Kjo ndeshje në finale ishte e pazakonte, pasi për herë të parë u vunë përballë dy ekipe të Tiranës. Të dyja ekipet u ndanë gjatë verës së shkuar për shkak të përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve të brendshme mes disa sportisteve dhe trajneres Mirza Alibagaj. Mbetet për t’u parë tashmë nëse ekipet do të bashkohen sërish këtë verë, edhe pse në një intervistë për Gazeta Si, kapitenia e SH.K.B. Tiranës, Erta Bujari e mohoi një gjë të tillë.

Bilanci i finaleve në kampionatin kombëtar të basketbollit:

Ndeshje 1, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana, 69-63

Ndeshje 2, Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, 68-70

Ndeshje 3, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 79-64


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë