Filma

‘Triumfet dhe tragjeditë e Mbretit të Popit’, biografia e Michael Jackson në kinema në 2025-ën

Michael Jackson do të rikthehet në ekranin e madh më 18 prill 2025 me anë të filmit biografik, "Michael", me regji të Antoine Fuqua. Pjesa më interesante është se portretizimin e artistit të ndjerë do ta bëjë nipi i tij, Jaafar Jackson.

Filmi do të nisë prodhimin më 22 janar dhe 18 prillin e 2025-s do të jetë gati nga studiot e Lionsgate dhe Universal.

Prodhuar nga regjisori i "Bohemian Rhapsody's" Graham King dhe skenaristi John Logan, në përmbledhjen zyrtare të filmit thuhet: "’Michael’ do t'i sjellë audiencës një portretizim tërheqës dhe të ndershëm të njeriut brilant, por të ndërlikuar që u bë Mbreti i Popit. Filmi paraqet triumfet dhe tragjeditë e tij në një shkallë epike, kinematografike - nga ana e tij njerëzore dhe betejat personale deri te gjeniu i tij i pamohueshëm krijues, i ilustruar nga performancat e tij më ikonike. Si kurrë më parë, audienca do të përjetojë një vështrim të brendshëm të një prej artistëve më me ndikim dhe më të spikatur që bota ka njohur ndonjëherë”

Nga të gjitha detajet rreth filmit, ende ka mbetur pa zbuluar nëse në film do trajtohen pretendimet mbi abuzimin ndaj të miturve që kanë rrethuar figurën e Jackson para dhe pas vdekjes./Variety


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë