Ka ndodhur

Tritol pranë biznesit të kryetarit të Rithemelimit në Malësi të Madhe

Gazeta Si - Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe, ndërsa nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Lokali mësohet është në pronësi të Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit të PD, Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

"Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale", - njofton policia.

Sterkaj, gjatë një komunikimi jashtë kamerave thotë se lënda plasëse është vendosur në parkingun publik në afërsi të hotelit të tij.

Sipas tij, shpërthimi nuk ka lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij. “Parkingu është i fshatit turistik të Razmës dhe aty parkojnë, të gjithë”, thotë Sterkaj.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë