Ka ndodhur

Tritol një biznesi në Kamzë, më pas përfshihet nga zjarrri

Gazeta Si - Një kancelarie në Kamzë i është vendosur lëndë plasëse pak pas mesnatës rreth orës 00:25 në rrugën “Teuta”. Sipas policisë, biznesi është në pronësi të shtetasit me iniciale Xh.Gj.

Për pasojë, biznesi u përfshi nga flakët e zjarrit. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje apo vendosje të ndonjë lënde plasëse, që më pas ka shkaktuar zjarr në kancelari.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur tërësisht ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë