Ngjarje

Tritol mobilerisë në Fushë Krujë, shkatërrohet godina dhe bizneset ngjitur

Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e sotme në një mobileri në Fushë Krujë.

⁣Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arramera, pranë rrugës nacionale Fushë Krujë – Tiranë ndërsa shpërthimi është dëgjuar në zonën përreth. Si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, duke bërë që xhamat e objektit të hidhen deri në rrugë.

Mobileria ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit Bujar Caraci, i cili ia kishte dhënë me qira dhëndrit të vëllait, Desar Çangu.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek objektet përreth. Policia njoftoi se ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë