Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, i ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë këshillat, pasi fitorja është ende larg. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan:
“Puna, përkushtimi, dhe profesionalizmi ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT….Deri më sot shumë e më shumë fjalë janë thënë për COVID-19…Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….Për të mos u bërë të bezdisshëm, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve…..
Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirësohen dita – ditës….vetëndërgjegjësimi në mendimin tim ende nuk është ai i dëshiruari…. Vijoni të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjienën, ushqyerjen, ajrosjen….Masat kufizuese të ndërmarra duket se po funksionojnë….
Ne edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur merremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre….
Jemi kurdoherë aty për ju…..Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë….Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë… Jemi ende larg momentit për të thirrur fitore!!!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.