Ngjarje

Triko e palarë, e djegur e pa kopsa e Kurt Cobain shitet për 300 mijë dollarë

Në prag të 26-vjetorit të performancës së paharrueshme të “MTV Unplugged” të Nirvanas, fansat e këtij grupi mund të bëjnë të tyren një pjesëz të këtij eventi historik të muzikës “Rock”.

Shtëpia e e ankandeve “Julien’s” ka nxjerrë në shitje trikon që Kurt Cobain kishte të veshur në koncertin e 18 nëntorit të vitit 1993 dhe të publikuar si album më 1 nëntor të 1994.

Bëhet fjalë për trikon jeshile ende në gjendje origjinale. Trikoja nuk është larë asnjëherë, madje i mungon njëra prej 5 kopsave që mbërthehet.

“Është me mjaft rëndësi që kjo triko të mos lahet asnjëherë. Shenjat janë ende këtu, madje edhe të djegurat e shkaktuara nga djegiet e cigares”, thekson Daren Julien nga shtëpia e ankandeve “Julien’s”.

Trikoja e nxjerrë në ankand. Gazeta Si, 11 tetor 2019

Ankandi fillon nga data 25 tetor dhe pritet që të nisë me 300 mijë dollarë. Shifra është dyfishi i çmimit që trikoja u shit në një ankand të 2015, kur u ble nga një biznesmen për 137 mijë dollarë.

Çmimi i kripur justifikohet me faktin se gjithmonë për sendet personale të Kurt Cobain ka një interes për blerje nga fansat. Në fillim të këtij viti, kostumi i spitalit i veshur prej solistit të Nirvanas gjatë koncertit në “Reading Festival” u vlerësua për 50 mijë dollarë, ndërsa një pjatë e përdorur nga Kurt Cobain për të ngrënë një pica u shit për 23 mijë dollarë në muajin maj.

https://www.youtube.com/watch?v=AhcttcXcRYY&list=PLBMP3f9W5bGupeoFZNAePskPJ9TsQPBgL

Sa i takon trikos, ajo mbërrin me një letër me shkrim dore të Jackie Farry, mikeshë e Courtney Love dhe “babysiter” e vajzës së Kurt Cobain, Frances Bean Cobain. Trikoja iu dhurua Farry-t nga Courtney Love në vitin 1994 pas vdekjes së Kurt Cobain.

Së fundmi, edhe shtëpia ku ka jetuar Kurt Cobain dhe Courtney Love u vendos në shitje për 7.5 mln dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë