Shendet

Tri studimet për testet e gjakut, mund të gjurmojnë përhapjen e Covid-19

Ende nuk e dimë saktësisht se sa njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri. Mënyra më e mirë për të kuptuar se sa është përhapur koronavirusi në popullatë është nga analiza e gjakut. Antitrupat, proteinat e gjakut që prodhon sistemi imunitar për të sulmuar patogjenët, janë shenjat e gishtërinjve viralë që mbeten shumë kohë pasi pastrohen infeksionet. Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar prej ditësh se po bën një përpjekje të madhe në të gjithë botën duke studiuar mbi antitrupat ndaj koronavirusit në popullatë.
Revista “Sciene”foli me Michael Busch, një specialist të transfuzionit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF), i cili është një nga udhëheqësit e përpjekjeve për të studiuar rëndësinë e testeve të gjakut në popullatë. Busch ka studiuar infeksionet e gjakut tek njeriu të shkaktuara nga viruse të tillë.
Gazeta “Si” sjell një pjesë të intervistës së përkthyer më poshtë, për të treguar rëndësinë e testev serologjike.

Michael Musch

Cilat janë parashikimet tuaja për testet serologjike?
Ekziston një portofol i tërë i “rasteve të përdorimit” për testimin serologjik. Ju mund të përdorni serologjinë si një test më shumë që zbulon virusin dhe kjo është një ndihmë e madhe në diagnostikimin e infeksioneve akute. Pjesa e gjakut të pacientëve të shëruar mund të përdoret edhe për trajtimin e pacientëve të shtruar. Dhe për vaksinat, duhet të kemi mjete serologjike që të mund të krijojmë antitrupa.
Menjëherë pas transmetimit ndodh që njerëzit të cilët janë të infektuar në mënyrë akute, nuk do të kenë antitrupa, apo jo?
Përqindja e njerëzve që janë infektuar SARS-CoV-2 të cilët janë pozitive nga testi i zakonshëm është 50% deri në 80 % i saktë. Ndërsa, testimi i antitrupave nuk do t’i identifikojë vetëm infeksionin në fazat të hershme të infeksionit që në rastin e pacientëve që kemi marrë në studim ishin asimptomatikë, por të dhënat e testit serologjik tregojnë ecurinë që 4 ose 5 ditë më përpara shfaqjes së sëmundjes, kështu antitrupat kanë më shumë shance të zbulohen. Pra, nëse vërtet dëshironi të jeni më të saktë, duhet të përdorni testet serologjike.

Pyetje: Çfarë testesh serologjike jeni duke bërë në Shtetet e Bashkuara?

Ne po zhvillojmë tre studime të mëdha për këto teste. Ne duhet t’i bëjmë ato në intervale të rregullta për të zbuluar incidencën në vazhdim, e për të përcaktuar nëse përgjigjet e antitrupave janë në rënie dhe për të vlerësuar imunitetin e tufës.

E para, e cila do të financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, tashmë është duke u zhvilluar në gjashtë rajone metropolitane në SHBA, nisur nga Seattle kur filloi shpërthimi i koronavirusit, duke vazhduar në zonën e Gjirit të San Francisko dhe tani e kemi shtuar në Los Angeles, Boston dhe Minneapolis. Kjo do të evoluojë në një studim kombëtar. Me mbështetje nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve [CDC], ne do të zhvillojmë tre teste në rang kombëtar, duke përdorur dhuruesit e gjakut. Ne do të vlerësojmë përhapjen e përgjithshme të antitrupave në COVID-19 brenda secilit shtet, por gjithashtu do ta përshkruajmë atë brenda shteteve në rajone dhe zona metropolitane urbane dhe do të shikojmë ndryshimet.
A është ky studimi më i madh që është planifikuar në Shtetet e Bashkuara tani?
Përgjigje: Për dijen time, po ashtu është. Konkretisht është testimi më i madhe në të cilën jam përfshirë.
Cili është studimi i tretë i testimit që po bëni?

Ne duam të krahasojmë rezultatet që po marrim nga testet tona të dhuruesve të gjakut, me disa të kolegëve të tjerë. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët në Universitetin e Uashingtonit dhe ata po bëjnë testimin e popullatës atje.

Pse nuk i zbuloni të dhënat tuaja javën tjetër?

Ne jemi të kujdesshëm sepse dhuruesit e gjakut nuk janë pacientë të shtruar. Ata janë njerëz asimptomatikë. Të dhënat e incidencës së bazuar në donatorë, mund të jenë të ndryshme me incidencës e popullsisë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të antitrupave që sistemi imunitar prodhon në pika të ndryshme kohore, pasi të shfaqet një infeksion. A mund të veprojnë antitrupat si testim për të zbuluar nëse dikush është i infektuar?

Me një mostër të vetme nga një pacient, mund të gjenden njerëzit që janë infektuar për 1 ose 2 javë, përkundrejt periudhave më të gjata pas infeksionit. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, ka një fushë të tërë që ka evoluar për të zbuluar infeksione të reja me viruset HIV dhe hepatit B dhe C. Këto vlerësime nuk do të ishin shumë të mira në diagnostikimin e infeksioneve që zbulohen 3 ose 4 ditë përpara se sëmundja të shfaqë simptomat, më parë, krahasuar me një javë më parë.

Pse ka rëndësi nëse dikush është infektuar 1 javë më parë apo 1 muaj më parë?

Identifikimi kur njerëzit janë infektuar është i rëndësishëm. Kur futemi në verë, në vjeshtë dhe në dimër, do të dëshirojmë të dallojmë nëse njerëzit ishin të infektuar në çdo periudhë . Ju dëshironi të dini nëse ky është një infeksion aktual sezonal. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për koronaviruset e lidhura që shkaktojnë ftohjen e zakonshme tek njerëzit. Këto viruse shkaktojnë përgjigje të antitrupave që, të paktën përkohësisht “neutralizojnë” virusin, por ato nuk do të zgjasin. Për shkak se antitrupat neutralizues rezistojnë 1 deri në 2 vjet, njerëzit mund të ri-infektohen përsëri. Ideja e është që njerëzit që infektohen me SARS-CoV-2, të jenë rezistent ndaj infeksionit për pjesën tjetër të jetës së tyre dhe se imuniteti i tufës, të grumbullohet me kalimin e kohës./Science/

Më Shumë