Nga Gazeta ‘Si’- Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali Berisha dhe kandidati Bledi Himçi nxorën prova të manipulimit të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.
Policia bën me dije se pas njoftimit të marrë ditën e djeshme, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.
Në këtë lokal janë sekuestruar 10 fletë votimi false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e Beqirit janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese sportive.
Ndaj, policia njofton se ka nisur procedimi penal për të, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’”, sqaron policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.