Mode

Trendi “pa gjini” 2020, mashkulloro-femërorja dhe burrat me funde

Mos mendoni se bëhet fjalë për të qënit ekstrovers, bizar apo ekzibisionist. Stili “pa gjini” është tashmë një trend i vërtetë, që vjen nga larg. Ai propozon që të kapërcejmë kufijtë e ashpër mes gjinive dhe të promovojmë një modë më të hapur, përfshirëse dhe në gjendje të reflektojë plotësisht personalitetin e atij që e vesh. Shembulli më i fundit është zgjedhja e aktorit Billy Porter (që nuk e ka për herë të parë veshjen befasuese dhe teatrale) gjatë ceremonisë së fundit të Golden Globe 2020.
Pa qenë nevoja të përmendim referime historike të heronjve që mposhtnin armiqtë e tyre të veshur me kilt (fundet tipike skoceze), pasarelat e modës mashkullore kanë qenë të mbushura me raste të tilla. Një hapësirë e gjerë, përzjerjes së stilit mashkull-femër, iu dha edhe gjatë edicionit të fundit të Javës së Modës në Nju Jork. Veshje të dala nga garderobat e grave për t’u veshur edhe nga meshkujt: A përbëjnë akoma diçka sensacionale, apo tashmë shoqëria është gati për këtë lloj mesazhi?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë