Mode

Trendi më i ri, trikini

Dizajnuesit janë duke u përpjekur të krijojnë kostume banje të quajtura 'trikini', një bikini që vjen e pajisur me një maskë fytyre për shkak të pandemisë.

Dizajnerja italiane, Tiziana Scaramuzzo fillimisht projektoi "trikini" për përdorim personal por seti tashmë ka një kërkesë të madhe pasi vajza e saj postoi fotografi duke veshur kostumin në mediat sociale. Ky krijim vjen në një kohë të përsosur për Italinë që filloi të lehtësojë kufizimet e izolimit.

Duke folur për qendrën e lajmeve italiane Centropagina, Tiziana shpjegoi se ajo ishte detyruar të ndërpresë prodhimin pasi furnizuesit ndaluan tregtinë në pranverë pikërisht për shkak të pandemisë. Në këto kushte Tiziana filloi të prodhojë maska ​​si pjesë e kompletit të rrobave për vajzën e saj e aspak nuk ka menduar se njerëzit do ishin aq të interesuar.

"Kur puna ime si prodhuese u mbyll për shkak të pandemisë, në fillim nuk e dija çfarë do bëja gjatë gjithë kësaj kohe dhe normalisht në të njëjtën kohë ndikonte në ekonominë time. Një ditë vajza më kërkon t'i bëj një maskë të ngjashme me bikinit që ajo kishte. Mbas disa ditësh vajza më kërkon të bëj të njëjtën gjë dhe për shoqet e saj, pastaj ishin shoqet e saj që kërkonin rroba banje bashkë me maskën të ngjashme. Kështu çdo ditë që kalonte kisha më shumë kërkesa derisa arrita këtu ku jam sot, krijova një trend të ri 'trikini' dhe në ditë marr me mijëra porosi" shpjegoi Tiziana! Burimi: The Sun. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë