Arredim

Trendi i ri i dizajnit të jashtëm është brutalizmi

Në ballkone dhe në oborret e shtëpisë, karriget e mëdha prej guri dhe tavolinat e mëdha prej betoni tregojnë rikthimin e një stili që prej kohësh kritikët estetikë janë munduar ta zhdukin.

Brutalizmi, i lidhur më shpesh me ndërtesat publike të viteve 1960 dhe 1970 pa zbukurime sesa me mobiljet e oborrit, ka qenë prej kohësh i zhdukur. Pse dizejnuesit po përqafojnë pamjen e dikurshme?

"Njerëzit duan pjesë të pazakonta, skulpturore që kanë një skaj të papërfunduar dhe nuk janë perfektë”, shpjegoi dizejnuesja Amy Lau.

Ky stil është trend edhe në Instagram.

Pamjet e fundit të shtëpisë së re të gurusë së stilit të jetesës në Montecito Gwyneth Paltroë tregojnë karrige nga stilisti brutalist Willy Guhl.

Stili post-apokaliptik, i emërtuar për termin francez "béton brut" (që do të thotë "beton i papërpunuar"), mund të duket në kundërshtim me format e buta të stileve, por fansat thonë se “përballja” është pikërisht ajo që e bën atë të funksionojë.

"Në natyrë format e guximshme të mobiljeve brutaliste krijojnë një ndjenjë kontrasti dhe avantazhi dinamik", tha Kelly Wearstler, një dizejnuese nga Los Angeles.

Mobiljet brutaliste mund të jenë gjithashtu thjesht praktike.

"Është perfekte për në ambientet e jashtme pasi janë materiale të forta plus që njerëzit nuk kanë pse shqetësohen për to kur bie shi”, thotë Lau.

Për ata që shqetësohen e mobiljet brutaliste do ta bëjnë tarracën e tyre të duket më shumë si një bunker sesa një vend elegant, dizejnuesja Shoshanna Shapiro thotë se nëse përdoren në masë ose kombinohen me copa druri, atëherë nuk do të jetë një pamje mbytëse.

Dizejnuesi neo-brutalist James De Wulf thotë se miksimi i brutlizmit me stilet e tjera është një trend që duhej të ishte rikthyer me kohë.

“Shumë klientë i shmangen brutalizmit duke menduar se do të jetë një ambient i ftohtë dhe i parehatshëm por pasi prezantohen me disa nga punimet, binden se e duan në shtëpi”.

Ai thotë se në të vërtetë është forma ajo që përcakton rehatinë, jo materiali kështu që një karrige e punuar mirë është e rehatshme edhe nëse është e bërë nga beton i papërpunuar.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë