Mode

Trendi i këtij viti në Grammy Awards? Maskat e kombinuara

Sa i përket sezonit të ndarjes së çmimeve, Grammy kanë qenë gjithmonë një vatër e besueshme për stilin eksperimental të tapetit të kuq. Edhe me formatin kryesisht virtual të këtij viti, kishte mjaft përshtatje për përcaktimin e agjendës, por ajo që bëri më shumë përshtypje, çuditërisht, ishte kujdesi dhe vëmendja e kushtuar, për maskat të cilat duhet të përputheshin me çdo gjë tjetër të veshur.

Së pari, Megan Thee Stallion kaloi në tapetin e kuq me fustanin e saj saten me ngjyrë portokalli duke mbajtur një maskë me të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu, Billie Eilish kishte veshur një kostum që ishte me dizajne të çrregullta në ngjyrë rozë dhe të zezë e së bashku me vëllain e saj mbajtën një maskë  që iu shkonte me kostumet. Të dy ishin veshur me Gucci nga koka tek këmbët, përfshirë edhe maskat.  

Maska e Harry Styles në të njëjtën copë të verdhë si kostumi i tij klasik Gucci do të kishte mjaftuar por një shall me pendë rozë ishte diçka shtesë, për të treguar se Harry Styles mbetet Harry Styles.

Në fund, ishte një maskë me lule nga Taylor Swift që kombinohej me fustanin e saj të qëndisur nga Oscar de la Renta.

Janë parë marka të ndryshme që kanë një vit qqë duan të bëjnë maskën pjesë plotësuese të veshjeve por me Grammy-t që “i vunë vulën” tani mund të themi se maska është pjesë e veshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë