Teknologji dhe Inovacion

Trendi i frikshëm i TikTok, të rinjtë po hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe i filmojnë

Një trend shqetësues ka nisur në mediat sociale, të rinj që futen në shtëpi të huaja pa dijeninë e pronarëve.

Një përdorues i TikTok, i cili e ka fshirë llogarinë e tij, mori shumë reagime pasi postoi një video të tij duke hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh.

Videoja fillon me 3 persona që flasin para kamerës, duke thënë: le të hyjmë në një shtëpi të rastësishme dhe të shohim si shkon”.

3 djemtë futen në një portë dhe injorojnë komplet një grua që thërriste: ku po shkoni?!

Pavarësisht se gruaja bërtiste, 'Më falni çfarë po bëni?', adoleshentët kalojnë brenda ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.

Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrje bashkëshortin e saj.

Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë “Kam fëmijë dhe janë trembur”, ata largohen.

Kjo nuk është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.

Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familjeje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë