Ka ndodhur

Tregtonin ilaçe kontrabandë, dy gra në pranga

Gazeta Si - Dy gra janë arrestuar nga policia për shkak se akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Në pranga ka rënë J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë