Tregjet, tavernat, apo stadiumet janë vendet me rrezikun më të madh për t’u infektuar nga Covid-19.
Në një raport i publikuar nga gazeta britanike “Telegraph”, shkencëtarët thonë se disa aktivitete e biznese mund të jenë përgjegjëse për të paktën 80 për qind të infeksioneve me koronavirus. Vendet më të rrezikshme deri më tani kanë qene “spitalet, azilet e pleqve, godina të mëdha konviktesh, impiantet për përpunimin e ushqimit dhe tregjet ushqimore”.
Megjithatë sipas këtij artikulli, përhapja më e madhe e epidemisë në Europë erdhi nga një tavernë në alpet e Tirolit. Sipas këtij artikulli, në Britani, Gjermani, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë e kanë pasur origjinën nga taverna “Kitzloch”, e njohur për festat gjatë sezonit të skive.
Një studim në Korenë e Jugut zbuloi se “ushtrimet fizike në objektet sportive të dendura me njerëz mund të rrisë rrezikun për t’u infektuar nga koronavirusi”. Sipas gjetjeve 112 njerëz ishin infektuar me virus brenda 24 ditëve pasi kishin marrë mësime vallëzimi në 12 godina të ndryshme.
Një tjetër studim tregoi se anëtarët e një kori ishin prekur nga virusi dhe sipas studiuesve gjasat ishin që koronavirusi të ishte përhapur kur anëtarët e korit janë përshëndetur njëri-tjetrin, gjë që ka ndodhur përpara se të merreshin masat për distancim fizik. Sipas artikullit të gazetës virusi preku anëtarët e një kori në Amsterdam, duke infektuar 102 nga 130 anëtarë gjithsej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje