Gazeta Si – Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi, akuzohet se është autor i tre vjedhjeve të ndodhura gjatë 10 ditëve të fundit në qytetin bregdetar.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:
-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ”, më datë 28.11.2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.