Ngjarje

Tre vitet e fundit disa diplomatë rusë dhe iranianë të dëbuar nga Tirana

 Në datë 26 mars të 3 viteve më parë, qeveria shqiptare shpalli “non grata” 2 diplomatë rusë, Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës me arsyetimin se veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik, raporton abcnews.al.

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik” thuhej në njoftimin e shpërndarë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Rusia nuk qëndroi duarkryq duke vepruar në mënyrë reciproke dhe dëbuar dy diplomatë shqiptarë në ambasadën tonë në Moskë. Rusia dëboi dy diplomatët shqiptarë Albert Jerasi dhe Arben Doçi. Jerasi mbante detyrën e zv/ambasadorit shqiptar në Rusi. Ai ndodhej në Moskë prej më shumë se tre vjetësh, ndërsa më herët kishte shërbyer në misionin shqiptar pranë OKB në Nju Jork, raporton abcnews.al.

Arben Doçi kishte një përvojë të gjatë në Rusi, e nisur që në vitin 1993. Ai mbante detyrën e këshilltarit të ambasadorit Gazioni dhe të sekretarit të ambasadës. Ndërkohë që sot Shqipëria dëboi diplomatin  rus Alexey Krivosheev me argumentin se nuk zbatonte masat anti-covid-19, raporton abcnews.al.

Por vitet e fundit historia e dëbimeve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me Rusinë, por edhe Iranin. Në vitin që u mbyll Shqipëria dëboi 4 iranianë, 2 nga të cilët diplomatë. Në datë 15 janar 2020, Shqipëria dëboi dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. “Ata kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruante Cakaj.

Në 23 korrik, po të vitit të kaluar, Shqipëria dëboi iranianin Dabiel Kassrae i cili u shpall “person i padëshiruar” dhe iu ndalua qëndrimi në Shqipëri nën dyshimin për shërbime ndaj regjimit të Iranit. Në 18 tetor, po të 2020 u shpall non grata një tjetër iranian, Ehsan Bidin, pasi dyshohet se ishte i infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manzë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë