Ka ndodhur

Tre të plagosur në një aksident në aksin Korçë-Pogradec

Gazeta Si – Tre persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Sovjan, ku një makinë është përplasur me një karroatrec. Të plagosurit janë transportuar për në spital, por ende nuk ka informacion të qartë në lidhje me gjendjen e tyre. Në vendngjarje ka shkuar policia, që ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I.B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E.H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M.T., 55 vjeçe dhe shtetasi J.T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I.B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë