Ka ndodhur

Tre të arrestuar me mallra kontrabandë në Kapshticë, njëri prej tyre doganier

Gazeta Si - Tre persona, mes tyre një doganier, janë arrestuar në pikën kufitare Kapshticë për kalim të mallrave kontrabandë.

Policia tha se ka sekuestruar “sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik”.

Në pranga ka rënë një doganier i kësaj pike kufitare dhe shoferi me faturinon e autobusit të linjës Greqi-Shqipëri.

Mallrat kontrabandë u gjetën pikërisht në mjetin e tyre. Nga hetimet e kryera dyshohet se doganieri ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Xh.H., 57 vjeç, banues në Ersekë; F.A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë; K.P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë