Ngjarje

Tre raste me koronavirus në Greqi, Mitsotaqis thirrje për qetësi

Greqia raportoi edhe dy raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vendin në tre. Qeveria e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis  tha se do të pezullonte të gjitha festimet e karnavaleve dhe tubimet publike.

Ministria greke e Shëndetësisë tha se një nga rastet përfshinte djalin një gruaje 38-vjeçare në qytetin verior të Selanikut, e cila ishte rasti i parë i konfirmuar në Greqi. Ajo ishte kthyer kohët e fundit nga Milano në Italinë e veriut, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në Europë.

Rasti i tretë i raportuar, në Athinë, ishte një femër që kishte vizituar po ashtu Italinë veriore.

Mitsotakis bëri thirrje për qetësi pasi vendi, duke thënë se Greqia ishte e përgatitur për të përballuar shpërthimin e një epidemie.

"Paniku është gjithmonë armiku më i madh në këto raste," i tha Mitsotakis një takimi me kabinetin e tij në Athinë. “Ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e virusit”," tha ai.

Kryeministri tha se autoritetet po zbatonin planin e përgatitur nga Ministria greke e Shëndetësisë. Plani përmban masa për të përballuar një shpërthim masiv, përfshirë mbylljen e hapësirave publike dhe kufizimet e udhëtimit.

Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias tha se autoritetet kishin vendosur të anulonin të gjitha ngjarjet publike për arsye paraprake, siç kishin bërë të gjitha vendet evropiane. Vendimi do të ndikojë në Karnavalet e Patrës, festivali më i madh në ajër i hapur i Greqisë i cili sjell qindra mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë vendi.

Ministritë e shëndetësisë dhe arsimit vendosën të mbyllnin shkollën fillore të Selanikut, ku po shkon fëmija. Fëmija kishte shkuar në shkollë ditët e mëparshme, por më pas kishte shfaqur simptoma. Ndërkohë, nëna e tij po mbahet në karantinë në spital dhe raportohet se është në gjendje të mirë.

Autoritetet e shëndetit publik grek janë në gatishmëri dhe po përpiqen të zbulojnë të gjithë individët me të cilët kishin rënë në kontakt dy pacientet.

Ministria e Shëndetësisë është duke monitoruar po ashtu një sërë rastesh të dyshimta nga njerëz që kanë udhëtuar në veri të Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë