Nga Gazeta ‘Si’- Përfundoi pas 3 orësh seanca paraprake për dosjen 5D.
Fati i dosjes 5D do të vendoset më 14 shkurt, në orën 12:00, ku Gjykata e Posaçme do të shprehet nëse çështja do të kalojë apo jo për gjykim.
Të pandehurit Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.
Kujtojme që SPAK mbylli hetimet për dy tendera dhe çoi për gjykim ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.