Lojëra me Dore

‘Tre muskëtierët’ vazhdojnë pa probleme, mbyllet ëndrra e Gauf në Wimbledon

Ka vijuar pa shumë surpriza dita e 8-të e Wimbledon. Te meshkujt nuk ka asnjë befasi në ndeshjet e radhës, ndërsa te femrat situata është pak më ndryshe. Rafael Nadal, Roxher Federer dhe Novak Gjokoviç, të 'tre muskëtierët' e tenisit botëror vijojnë të jenë në garë për ta fituar këtë Grand Slam.

Roxher Federer arriti një rekord, duke shkuar për herë të 17-të në çerekfinalet e Wimbledonit, ndërsa italian i ri Mateo Berretini u mposht pa shumë sforco. Për të vazhduar rrugën drejt titullit të 9-të në Grand Slam-in britanik, zvicerani kishte nevojë vetëm për 1 orë dhe 14 minuta duke marrë një fitore të pastër 3-0 me sete 6-1 6-2 6-2.

Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal gjithashtu vazhduan rrugën e tyre të fitoreve me 16 triumfe të njëtrajtshme. Kampioni në fuqi Gjokoviç mposhti francezin pa papërvojë Ugo Humbert, ndërsa Nadal mundi Joao Sousa të Portugalisë. Gjokoviç tregoi klasin e tij pasi fitoi 6-3 6-2 6-3 kundër numrit 66 botëror, Humbert, ndërsa Nadal i patestuar seriozisht deri më tani nga kundërshtarët e tij, e mundi Sousa-n 2-0 me sete 6-2 6-2.

Ndërsa në tenisin e femrave emrat pretendente kanë vijuar pa probleme garën e tyre. Nëse mund ta quajmë surprizë, ishte largimi nga kompeticioni i tenistes amerikane, Koko Gauf. 15-vjeçarja amerikane u mund nga Simona Halep. Kjo e fundit me këtë fitore vë emrin e saj në listën e pretendeteve për ta fituar Wimbledonin.

Pas largimit në këtë fazë, Gauf është shprehur shumë e lumtur, pasi ia doli të shkruaj historinë. Mbi të gjitha fitorja me Venus Uilliams bëri që e gjithë bota të flasë për të. "Mësova shumë,"- tha ajo. "Mësova se si të luaja para një turme kaq të madhe, mësova se si ishte ai presion, kam mësuar shumë dhe iu jam shumë mirënjohëse për këtë përvojë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë