Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi i Kosovës ndërpreu punimet për të 13-n herë duke dështuar sërish të konstituohet.
Kjo pas përpjekjes së kryesuesit të seancës Avni Dehari për të ngritur komisionin për votim të fshehtë.
PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK refuzuan të caktojnë përfaqësuesit e tyre për këtë komision dhe nuk e votuan. Propozimi për komision mori vetëm 56 vota “pro”.
Ndërkohë, Lëvizja VetëVendosje nuk ka hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Seanca e radhës është caktuar për të dielën më 11 maj në ora 10:00
Tashmë, tre muaj pas zgjedhjeve, Kosova jo vetëm që nuk e ka Qeverinë e re, por s’ka as Kuvend të konstituuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.