Mjedis

Tre mënyra për të shpëtuar Tokën. Në një dekadë do vendoset fati i 10 mijë vjetëve të ardhshme

Shkencëtarët në Kembrixh po planifikojnë të ngrenë një qendër kërkimore për të zhvilluar mënyra të reja për të përmirësuar klimën e Tokës. Ata do të kryejnë eksperimente për sa i përket ideve të ndryshme që kanë për qëllim largimin e CO2 nga atmosfera. Qendra është duke u krijuar për shkak të problemeve të shumta që po has bota nga ngrohja globale. Iniciativa e koordinuar nga ish-këshilltari kryesor i qeverisë Britanike David King, është e para në llojin e saj dhe mund të çojë në reduktime të shpejta në emetimet e karbonit.

“Ajo që do të bëjmë gjatë 10 viteve të ardhshme, do të përcaktojë të ardhmen e njerëzve për 10.000 vitet e ardhshme. Nuk ka qendër tjetër në botë, që po përqendrohet në çështjen e klimës,” tha ai.
Disa nga metodat që ai përshkruan njihen edhe nga gjeo-inxhinierët e tjerë. Emily Shuckburgh, një pedagoge e klimës në universitetin e Kembrixh, tha se misioni i qendrës së re do të ishte zgjidhja problemit të klimës.
“Kështu do të jetë dhe ne, nuk do të dështojmë në këtë gjë,” tha ajo
Ndër të tjera ajo shton se, qendra për riparimin e klimës është pjesë e iniciativës të së ardhmes, e cila do të bëjë bashkë shkencëtarë dhe inxhinierë nga e gjithë bota. Idetë premtuese të ekspertëve nisin me pastrimin e atmosferës duke vendosur disa pompa në fund të detit me anë të anijeve, për të mundësuar filtrimin e ujit.
Një tjetër ide është kapja dhe ruajtja e karbonit ose ndryshe të titulluar CCS. Ky proces, përfshin grumbullimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit, nga qymyri ose termocentralet me gaz.

Peter Styring, pedagog i gjeo-inxhinierisë në universitetin e Sheffield, po zhvillon një skemë pilote për kapjen dhe shfrytëzimin e karbonit, me anë të tubave prej çeliku të prodhuar nga kompania Tata Steel në portin Talbot në Uells.
Skema përfshin krijimin e një impianti në vende të ndryshme, që të konvertojnë emetimet e karbonit me karburant i cili do të ketë një përdorim të gjerë.
“Ne kemi një burim hidrogjeni, një burim dyoksidi të karbonit, një burim ngrohje dhe një burim energjie elektrike të rinovueshme. Nëse do të përdorim të gjitha këto, do të prodhojmë karburante sintetike,” tha Styring.
Disa ide të tjera që qendra do të eksplorojë përfshin gjelbërimin e oqeaneve në mënyrë që, ata të mund të marrim më shumë CO2. Skema të tilla përfshijnë hedhjet e grimcave të hekurit në det, të cilat do të nxisin rritjen e planktonit. Por, kjo ide duhet diskutuar pasi eksperimentet e mëparshme kanë treguar se ata, nuk do të thithin CO2 mjaftueshme, për ta bërë skemën e vlefshme dhe mund të prishin edhe më shumë ekosistemin.

Sipas Callum Roberts, pedagog nga universitetit të Nju York-ut, qasjet momentalisht të vlefshme duhet të zbatohen sa më parë për të kuptuar vlerën e tyre.
“Në fillim të karrierës sime, ekspertë të tjerë aso kohe mendoni për një zgjidhje si të shpëtonin shkëmbinjtë koralor, por kurrë nuk i vendosën në punë idetë e tyre. Tashmë ata po shikojnë me dëshpërim se si një ekosistem mund të zhduket ë fund të shekullit, edhe pse ata i ishin të gjitha mundësitë për t’i shpëtuar,”shtoi ai.
Sipas tij shfrytëzimi i natyrës për të zbutur ndryshimet klimatike, është një mënyrë e mirë për të zgjidhur të gjitha këto probleme.
Por, për Peter Wadhmas profesor i fizikës në universitetin e Kembrixh, ndoshta këto ide kanë shumë mangësi dhe mund të jenë të papërshtatshme. Ai beson se reduktimi i emetimeve të CO2 në vetvete, nuk do të jetë i mjaftueshëm.
"Nëse reduktojmë emisionet tona, gjithçka që do të përfitojmë është një klimë edhe më e ngrohtë se më përpara. Dihet që kjo nuk është një gjë e mire pasi ne kemi mjaftueshëm CO2 në atmosferë. Pra, riparimi i klimës në të vërtetë nuk duhet nxjerrë nga atmosfera, por nga fundi i detit duke freskuar klimën e duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme,” shton ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë