Shendet

Tre lagjet që janë kthyer në vatrat e koronavirusit në Tiranë

Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi në të gjithë Shqipërinë, me 241 raste infektimi.

Hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Sipas grupit të ekspertëve epidemiologë, zona e 'Pallatit me shigjeta', aty ku edhe u identifikua pacienti 0, është një nga zonat më problematike në kryeqytet.

Grupi i gjurmimit të rasteve të reja, se në Tiranë numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.

9 grupe specialistësh hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koronavirusit nuk ka orar. Në fillim, në çdo ditë mësohen vatrat e reja dhe personat që kanë dhënë sinjale, si raste të mundshme me Covid-19.

Në vendin tonë ka shkuat në 26 numri i viktimave nga koronavirusi. Një 64-vjeçare e infektuar ka humbur jetën te spitali "Shefqet Ndroqi", pasi qëndroi dy javë në gjendje të rëndë.

24 janë rastet e reja, me Shkodrën që ka numrin më të madh me 12 persona, ndërsa janë shtuar edhe 6 raste të tjera të personelit shëndetësor të infektuar. Rretheve me të infektuar u është shuar edhe Mallakastra.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 241 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 83 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë