Ka ndodhur

Transportonin thasë me kanabis në ‘Jaguar’, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Gazeta Si- Dy persona me iniciale Th.B., 50 vjeç banues në Sarandë dhe F.D., 31 vjeç, banues në Konispol, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, janë arrestuar në Gjirokastër.

Policia tha se në një automjet tip “Jaguar” që drejtohej nga 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Si bashkëpunëtor i 50-vjeçarit, u arrestua edhe një 31-vjeçar. Ai lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të policisë.

Sakaq, janë sekuestruar 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis, 2 automjete tip “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë