Ka ndodhur

Transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 të rinj nga Kosova në Korçë

Katër të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia në Korçë, pasi janë kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Shtetasit e arrestuar janë: A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë