Bashkia ka venodsur lëvizjen e reduktuar të autobusëve urban dhe kjo vetëm për t’i ardhur në ndihmë mjekëv dhe personelit tjetër mjekësor për t’i dërguar në spitale. Janë tre linja që janë përcaktuar për linjën e njohura për kryeqytetin, të njohur si ajo e Kinostudios, ajo e Unazës, dhe e Sanatoriumit.

Në fotot e postuara nga ana e kryeministrit jepen edhe policët që kontrollojnë lejet e punonjësve për të udhëtuar, duke përcaktuar edhe oraret.
“Transporti urban i posaçëm vetëm për personelin mjekësor do të funksionojë me përpikmëri deri në fund të luftës”, shkruan Rama.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




