Filma

Traileri i filmit ‘Joker’, në kinema shfaqet në 4 tetor

Traileri i plotë i filmit ‘Joker’ me protagonist aktorin Joaquin Phoenix sapo ka mbërritur. Premiera e filmit u mbajt në Festivalin e Filmit në Venecia javën që shkoi, por do shfaqet nëpër kinema në 4 tetor. Phoenix do luajë rolin e një keqbërësi të çmendur i cili u portretizua në fillim nga aktori Heath Ledger në filmin ‘Th Dark Knight’. Në këtë interpretim të ri, faktori i çmendurisë është më i lartë se çdo herë tjetër.

I drejtuar nga Todd Phillips, filmi i ri është vendosur në vitet '80 dhe ndjek historinë e Arthur Fleck të luajtur nga Phoenix, një komedian i dështuar i cili bëhet i padëshiruar dhe i bashkohet anës së errët, skenës së krimit në qytetin Gotham. Në film luan gjithashtu edhe aktori Robert De Niro si prezantues i programit ku Fleck performoi dhe ai kontribuoi në përjashtimin e Arthur Fleck.

Gjatë rrugës, Fleck eksperimenton me pamje klouni, duke u bërë i fiksuar pas makeup-it të klounit dhe maskave. Megjithatë, nga toni kërcënues i trailer-it është e sigurt se askush nuk do qeshi më me të.

Joaquin Phoenix bëri një studim të gjerë për të njohur karakterin e Batman-it. Më herët gjatë këtij muaji ai tha se kishte studiuar fenomenin e të qeshurës patologjike dhe si të qante për rolin, pas së gjithash Joker njihet për të qeshurën e tij prej maniaku.

“Unë pashë video të njerëzve që vuanin nga e qeshura patologjike, një sëmundje mendore që e bën mimikën të pakontrollueshme”, tha ai. Dhe rezultati është një performancë e pakëndshme e cila nxjerr në pah anën më të errët të një burri të zhgënjyer, një çmim Oscar shihet që tani në horizont.

Më poshtë mund të shihni trailer-in

https://youtu.be/zAGVQLHvwOY

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë