Gazeta Si – Policia e Sarandës ka zbardhur një skemë trafiku të automjeteve dhe mashtrimi, duke arrestuar një 42-vjeçar me iniciale F.M., ndërsa në kërkim ka shpallur bashkëpunëtorin e tij A.M. 29 vjeç.
Të dy këta persona, sipas policisë, kanë trafikuar në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi. Automjeteve u ndryshonin elemente identifikuese dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen e tyre në vendin tonë.
Policia sekuestroi 2 makina të dyshuara si të vjedhura në Greqi, tip Toyota dhe Peugeot, me vlerë në total rreth 40 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.