Ka ndodhur

Trafik klandestinësh në Tiranë, 19-vjeçarja siguronte klientët për grupin

Një skemë e trafikut të emigrantëve të paligjshëm që funksiononte prej kohësh është zbuluar në Tiranë. Policia thotë se në pranga janë vënë dy të rinj G.M.,17 vjeç dhe G.B., 19 vjeçe ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, A.Sh., 23 vjeç.

Sipas policisë 17-vjeçari është kapur në rrugën “Allaman Dervishi” në Tiranë, duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës, në një automjet të cilin e drejtonte pa lejen e drejtimit.

Ndërsa e reja, dyshohet se u siguronte dy bashkëpunëtorëve të saj kontakte me emigrantët, që synonin të kalonin përmes Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë kontrollit të automjetit në momentin e finalizimit të operacionit, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike, kokainë.

Materialet në lidhje me këtë çështje tashmë do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë