Ka ndodhur

Trafik klandestinësh dhe drogë, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në Sarandë me akuzën e trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në një njoftim për mediat blutë e qytetit bregdetar, sqarojnë se në pranga ka rënë L.F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh.F., 31 vjeçe.

Pas dyshimeve, forcat e policisë i kanë kapur ata duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë