Ka ndodhur

Trafik kanabisi nga SHBA-ja në Shqipëri me postë, arrestohen 2 të rinj

Gazeta Si - Dy të rinj ranë në prangat e agjentëve të antidrogës të Tiranës, për shkak se dyshohet se kanë trafikuar një sasi prej 3.2 kilogramë drogë kanabis nga SHBA në vendin tonë nëpërmjet shërbimit të postës.

Droga mësohet se porositej nga Kalifornia, ndërsa sipas policisë, kishte përqindje tepër të lartë THC. Të arrestuarit janë Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Pakoja është dërguar me një emër të një personi tjetër me origjinë nga Korça, person i cili po verifikohet gjithashtu nga antidroga nëse është apo jo i përfshirë në këtë skemë.

Dyshohet se Skënder Vata ka qenë organizatori i skemës së futjes së drogës me postë. Vata kishte përfshirë Luzin, ku ky i fundit kishte rolin për të marrë lëndën narkotike nga posta.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që policia godet trafikun e drogës përmes shërbimit postar nga SHBA-të në Shqipëri.

Në 20 mars, një 27-vjeçar me iniciale I.S., u arrestua në Tiranë, pasi u zbulua se përmes postës trafikonte lëndë narkotike, nga SHBA në Shqipëri.

Gjithashtu u shpallur në kërkim një 21-vjeçar, i cili ishte bashkëpunëtor në ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë