Gazeta Si - Një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u godit nga policia me urdhër të Prokurorisë së Milanos.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Posaçme thotë se ditën e djeshme është realizuar operacioni policor, ku mori pjesë edhe Eurojust. Janë arrestuar 23 persona në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Në pranga kanë rënë Juljan Kollçaku, 34 vjeç banues në Kavajë dhe Maksim Ndoci, 30 vjeç banues në Pukë, të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali.
Të dy janë akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pritet të ektradohen në shtetin Italian.
Sipas SPAK, gjithçka u zbulua nga mjetet e komunikimit të koduar, SkyECC dhe u bë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë, nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro
Trafiku i lëndës narkotike kryhej nga vendet e Amerikës Latine për në portet detare italiane e vende të tjera të Europës.
Kontejnerët me drogë ngarkoheshin në pjesën e sipërme me fruta ekzotikë dhe ruheshin në porte në një vend të posaçëm. Më pas gjendeshin me pajisje radiolokalizimi dhe nxirreshin nga zona portuale për t’iu vënë në dispozicion bandave të krimit. Është sekuestruar mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë me vlerë rreth 70 milionë euro.
Në vendin tonë, të martën janë ushtruar kontrolle në 18 banesa të personave të dyshuar. Një pjesë e këtyre të fundit janë rezidentë në Itali, por me banim në Shqipëri.
Grupi kriminal kryesisht me shqiptarë ishte aktiv në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena.
Sipas mediave italiane, grupi brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.
Nga kontrollet, janë sekuestruar 20.000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional ‘BOCA DEH RIO’, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë”, - thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.