Gazeta Si – GJKKO ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal në Shqipëri dhe Norvegji. Flori Pali është dënuar me 11 vite burg, por pas zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe trafikim drejt Norvegjisë. Flori Pali ishte drejtues dhe organizator i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji (të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë), si dhe menaxhonte dhe pastronte të ardhurat kriminale në Shqipëri.
Vëllai i tij Fredi Pali u dënua me 6 vite e 8 muaj burg pas zbritjes së 1/3 së dënimit. Fredi Pali ka menaxhuar paratë e trafikut të drogës të dërguara nga Norvegjia në Shqipëri, për llogari të vëllait të tij Flori Pali, duke ndihmuar në fshehjen e burimit të tyre.
GJKKO ka dënuar edhe bashkëpunëtoren Anita Adialj me 6 vite e 8 muaj burg, si pjesë e grupit kriminal. Ajo ishte financierja e grupit kriminal dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Halit Xhinit në Norvegji dhe ka dërguar paratë kriminale drejt Shqipërisë, si “llogaritarja” e grupit.
Ndërkohë Halit Xhini dhe Steven Cooper janë të dënuar në Norvegji për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.