Ka ndodhur

Trafik droge me makina, sekuestrohen 48 kg kanabis në Elbasan (Video)

Katër persona janë arrestuar me 48 kg kanabis në Elbasan në një operacion të koduar nga policia, “DRAGOT 2021”. Gjatë operacionit u sekuestruan dy makina ”Audi A6” dhe “Volkswagen” ku u gjet droga, një thikë dhe 3 aparate celularë. ndërsa kanabisi ishte gati për shitje.

Ndërhyrja e policisë u bë pas informacioneve në rrugë operative duke arrestuar të rinjtë me iniciale S.M., 25 vjeç, M.H., 22 vjeç, F.Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P.B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Goditja u bë në rrugën që lidh Lushnjën me Belshin, në Dragot. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe makinave tip ”Audi A6” dhe “Volkswagen” u gjet droga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë