Ka ndodhur

Trafik armësh zjarri, arrestohet 66-vjeçari italian në Portin e Durrësit

Gazeta Si- Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është vënë në hetim nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarimit të parave në Portin e Durrësit.

Policia thotë se në pranga ka rënë 66-vjeçari italian, G.B., pasi u kap me armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Ndërsa nën hetim është vënë 31-vjeçari E.H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin luftarak si dhe 16 300 euro dhe 100 paund.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë