Drejtësia

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, burg për 4 të rinjtë e arrestuar

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për personat e përshirë në trafik armësh nga Kosova dhe Serbia në drejtim të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për grupin e përbërë nga Blerim Krasniqi, Muhamet Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Benjamin Shala.

Armët e zbuluara në një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë.

Dhjetë pistoletat që u sekuestruan në Tiranë pranë terminalit të autobusëve në Lundër, janë të prodhuara në Republikën Çeke, ndërsa policia dyshon se fillimisht janë trafikuar në Serbi dhe si destinacion kishin Greqinë.

Sipas burimeve, të arrestuarit kanë biseduar me disa shtetas serbë, për sigurimin dhe blerjen e armëve, dhe më pas i kanë transportuar në Shqipëri me autobusin në pronësi të Edonis Thaçit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, thuhej në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë