Fshati i vogël hungarez Vors ka një traditë të gjatë që i mbijetoi edhe sundimit komunist: çdo vit banorët e tij ndërtojnë grazhdin më të madh të Lindjes së Krishtit.
“Është një traditë e mrekullueshme, vendasit e ndërtojnë atë, të gjithë si vullnetarë”, tha Tamas Deak, kryetari i fshatit.
“Është një përpjekje e vërtetë e komunitetit dhe të gjithë e bëjnë atë me gëzim dhe dashuri”, tha ai.
Për shkak të pandemisë vitin e kaluar asnjë vizitor nuk u lejua përveç atyre që merrnin pjesë në meshë, por këtë vit fshati afër liqenit Balaton me rreth 500 banorë pret mijëra banorë nga fshatrat e tjerë.
Grazhdi i parë u krijua në vitin 1948 në kishën që daton nga viti 1720. Zgjerohej çdo vit derisa arriti madhësinë aktuale rreth 20 vjet më parë, duke mbuluar 60 metra katrorë. Kjo e bën atë grazhdin më të madh të Lindjes së Krishtit brenda një Kishe në Europë.
Vendasit në fillim mbledhin një strukturë të madhe prej druri si themelin për kodrat dhe luginat që të çojnë në shpellën e lindjes së Krishtit. Më pas shtojnë figura në miniaturë, dele dhe madje edhe një zjarr të vogël.
“Dekorimi ndryshon pak çdo vit por një gjë është konstante: duhet të jetë gati për meshën e parë të së dielës së periudhës së Ardhjes, e cila këtë vit është këtë fundjavë.
Për Rita Miklosics ka një rëndësi të veçantë pasi babai i saj ndërtoi grazhdin e parë të lindjes së Krishtit.
“Ne e kalonim kohën këtu para pushimeve, mezi prisnim të fillonim ndërtimin”, tha ajo.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







