Ngjarje

“Tradhtari i kombit, “spiun i serbit”, dhunohet shtatorja e ish-mbretit Zogut I (foto, video)

Shtatorja e ish-mbretit Zog I pushtohet nga grafitet e shumta. Mëngjesin e sotëm monumenti është mbushur me parrullat të shkruara me grafite ofenduese ndaj figurës së tij. “Tradhtari i kombit”, “Spiun i serbit” ishin disa nga parullat në ngjyrë blu dhe të zezë. Në pjesën e pasme të shtatores, te pllakt e mermerit shkruhej “Spiun i serbit”.

Parrullshkruesit në aktin e tyre nuk kanë ngurruar që të propozojnë edhe heqjen e kësaj shtatoreje, duke propozuar edhe emra të tjerë, figura të historisë për ta zëvendësuar ish-mbretin Ahmet Zogu. “Vendos, Ismail Qemalin, Bajram Currin dhe Isa Boletinin”, ishte parrulla e tjetër, e cila nuk shmangte që të zëvendëoshej me kundërshtarin e ish-mbretit siç është Bajram Curri.

Shtatorja e ish-mbretit Zog me grafitet


Shtatorja e ish-mbretit Ahmet Zogu u vendos shtatë vite më parë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Qeveria Berisha asaj kohe do të niste vlerësimin e figurave, duke vendosur disa buste në sheshet kryesore të kryeqytetit si vlerësim për kontributin e tyre në pavarësinë e vendit dhe në krijimin e shtetit shqiptar.

Shtatorja e ish-mbretit Zog ne inagurimin 7 vite më parë nga kryeministri i asaj periudhe Sali Berisha

“Sot mbarë kombi nderon mbretin shqiptar Ahmet Zogu me këtë shtatore. Ahmet Zogu në vitet më të hershme derisa mbylli sytë qëndroi i palëkundur në anën e kombit shqiptar, vendit të tij të dashur, miqve të tij të nderuar. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i familjeve më të shquara shqiptare në vitet më të vështira të vendit  qëndroi i palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, në mbështetje të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Të gjithë i detyrohen këtij burri të madh shtetin që u mungonte që nga koha e Skënderbeut, që bëri gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit, që bëri gjithçka për të zhvilluar njërin prej vendeve aso kohe më të prapambetur të planetit”, do të shprehej kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha. Shtatorja e Ahmet Zogut ka një lartësi prej 3 metrash dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë ish-Stacionit të Trenit.

 

Më Shumë