Ngjarje

Torturat në burgje, misioni i KiE në Shqipëri

Respektimi i të drejtave të dënuarve është një nga prioritetet kryesore të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të vazhdueshme të dhëna nga institucionet monitoruese ndërkombëtare, por a respektohen këto të drejta nga efektivët Shqiptarë?
Gjatë viteve të fundit në vendin tonë shpesh herë janë shfaqur raste ku tregohet keqtrajtimi i të burgosurve. Në vitin 2017 katër efektivë policie në burgun e Peqinit keqtrajtuan të burgosurin Viktor Gushi, më pas po në këtë vit, bëri bujë mediatike dhe historia e vrasjes së Enea Ftojt, 27 vjeçarit që vdiq, në dhomën e paraburgimit të Korçë. Mesa duket kjo rrjedhojë ngjarjesh nuk do të ndalojë, pasi përpara disa ditësh Daniel Dobraj, 18 vjeçari që u arrestua pasi i hodhi kapsollën efektives Ina Muka, deklaroi në gjykatë se policët i kishin thyer gishtat në dhomën e paraburgimit.

Kohët e fundit është bërë me dije se një delegacion i Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, ka realizuar një vizitë periodike në Shqipëri nga data 20 deri në 30 nëntor.

Këshilli Evropian

Qëllimi kryesor i vizitës ishte vëzhgimi për zbatimin e rekomandimeve nga Komiteti pas vizitave të mëparshme. Vëmendje të veçantë iu kushtua trajnimit dhe kushteve të ndalimit të personave në paraburgim të policisë dhe të burgosurve në disa institucione dhe burgje, si dhe në gjendjen e të burgosurve që janë të sëmurë mendor. Gjatë vizitës delegacioni u konsultua me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu pati diskutime edhe me përfaqësues e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe me përfaqësues të Zyrës së Tiranës të Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Vizita u krye nga disa anëtarë të KPT-së, si Mykola Gnatovskyy, e cila ishte kryetarja e delegacionit, Julia Kozma, Olga Noyanova dhe të tjerë. Gjithashtu morën pjesë dhe specialistë të mjekësisë ligjore.

Vendet e vizituara nga delegacioni ishin:
Institucionet e zbatimit të ligjit
-Drejtoria e Policisë së Tiranës
-Stacioni i Policisë Nr. 1, Tiranë
-Komisariati i Policisë nr. 2, Tiranë
-Stacioni i Policisë nr. 3, Tiranë
-Stacioni i Policisë Nr. 5, Tiranë
-Burrel (Mat) Stacioni i Policisë
-Stacioni Policor i Durrësit
-Stacioni Policor i Elbasanit
-Stacioni i Policisë Fier
-Stacioni Policor i Kavajës
-Qendra e Paraburgimit për të Huajt, Karreç

Burgu i Reçit në Shkodër

Burgjet
-Burgu nr. 302, Tiranë
-Burgu nr. 313, Tiranë
-Spitali i Burgjeve, Tiranë
-Burgu i Burrelit
-Burgun e Durrësit
-Burgun e Fierit
Delegacioni po ashtu vizitoi dhe burgun e Lezhës për të intervistuar personat e burgosur kohët e fundit dhe burgun e Fushë Krujës për të shqyrtuar kushtet e ndalimit të të burgosurve që janë dënuar për terrorizëm ose për krime të lidhura me ekstremizmin.

Institucionet psikiatrike
-Spitali psikiatrik i Elbasanit
-Shërbimi psikiatrik i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë.
Në fund të vizitës, delegacioni i paraqiti vërejtjet e tij paraprake autoriteteve shqiptare, të cilat nuk janë publikuar ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë