Lojëra me Dore

NBA, Toronto sfidon Golden Stejt në finalen e madhe

Do të jetë Toronto-Golden Stejt finalja e madhe e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kanadeze ia doli që të mposhtë edhe në ndeshjen e gjashtë Miloki Bakes dhe tashmë do të sfidojë kampionët në fuqi të Uorriërs. Finalja nuk ishte parashikuar, pasi me sezonin që kishte bërë gjatë gjithë vitit, Miluoki shikohej si rivali numër një për kampionët e Golden Stejt.

Në përballjen e gjashtë, Toronto luante përballë publikut të saj dhe nuk i la asnjë shans Baks për të çuar këtë seri gjysmëfinale deri në ndeshjen e fundit. Në të katërta periodat ekipi kanadez ishte ai që dominoi. Leonard edhe një herë tjetër mori prej dore ekipin e tij me 27 pikë, 7 asist dhe 17 ribaund, duke bërë të pavlefshme formën e mirë të grekut, Antetokounmpo.

Për Toronton kalimi në finalen e madhe të Play Off-it të NBA ishte një ëndërr dhe arritje spektakolare. Duke filluar që nga kalimi në gjysmëfinalet e konferencës së Lindjes dhe deri tek 6 seritë e finales së vogël me Miluoki, kanadezët kanë thyer çdo tabu. Kur dy ndeshjet e para u fituan lehtë nga Miluoki menjëherë filluan të projektohet finalja Baks-Uorriërs. Por Leonard me shokë besuan deri në fund dhe jo vetëm që shkuan në finale, por edhe pa pasur nevojën e ndeshjes së fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë