Lojëra me Dore

Toronto rrëzon Golden Stejt në shtëpinë e tyre

Është bërë akoma dhe më e bukur faza finale e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Përballja mes Toronto Reptors dhe Golden Stejt Uorriërs edhe pse në fillim u duk e lehtë për kampionët në fuqi, ndeshje pas ndeshje po tregon se do të jetë një duel që do të zgjas deri në fund.

Në sfidën e tretë të luajtur në shtëpinë e kampionëve në fuqi, Golden Stejt në “Oracle Arena” triumfator kanë dalë kanadaezët. Edhe pse inferiore në parashikime, Leonard dhe Lëvri ia dolën që të marrin prej dore ekipin e tyre për të çuar drejt një fitore shumë të rëndësishme. 109-123  u mbyll sfida me Toronton që dëshmoi edhe një herë tjetër se mund t’ia dalë që ta çojë titullin kampion të NBA në Kanada.

Tashmë rezultati i përgjithshëm i ndeshjeve mes këtyre dy ekipeve shkon në 2-1 në favor të Torontos. Golden Stejt ka një tjetër shans të artë edhe në ndeshjen tjetër, pasi luhet sërish në “Oracle Arena”. Në rast të një fitore të kanadezëve, Reptors do të kishin në dorën e tyre në ndeshje “match point” në shtëpi. Nëse një fitore e Uorriërs do balanconte çdo gjë në 2-2 dhe do të vendosej fati i finales në Toronto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë